Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka: S’jam unë peshku i madh! Doni të zbuloni korrupsionin? Hapni telefonin e Monikës! Meta manipulator, kërkoi të hiqte ambasadorin Withers

Në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shpërthyer në sallën e gjyqit duke u shprehur se nuk është ai peshku i madh. Prokurorët e SPAK kërkojnë që Lefter Koka dhe Alqi Bllako të dënohen nga GJKKO.

Koka u bëri thirrje prokurorëve të hapin telefonin e Monika Kryemadhit duke lënë të kuptohet se aty do të gjejnë afera korruptive

‘Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletet e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.

E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua.

Nuk duhet te ishte ndare dosja por te hetoheshin bashke. Ata që më kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nese hapni telefonin e Monikes, nuk do gjeni asnje komunikim me mua në të. “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit’ u shpreh Koka në sallën e gjyqit.

Ndër të tjera Koka ka akuzuar Ish presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij si manipulatorë, madje kanë ndërhyrë për të larguar dhe një ambasador, që burimet bëjnë me dije se flitet për Ëillers

“Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” ka thënë ai.