I hodhi solucion në sy, konfliktohen të moshuarat shqiptare

Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht, ku njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, duke sjellë tension mes dy grave.

E dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe për të verifikuar dëmtimet e mundshme që ka pësuar gjatë incidentit.

65-vjeçarja, e cila dyshohet për këtë akt, është shoqëruar në komisariatin e Devollit. Burime të sigurta raportojnë se ajo ka probleme me shëndetin mendor dhe aktualisht po merret në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur.