Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka mbajtur fjalën e saj në një nga protestat e organizuara nga opozita. Në fjalën e saj Caka me tonalitet të ashpër dhe të lartë është shprehur se qytetarët nuk duhet të presin asgjë nga ndërkombëtarët. Teksa ka përmendur këtu që OSBE dërgon në Kuvend formular dhe i pyet deputetët nëse janë burra apo gra. Sipas Cakës shqiptarët nuk janë pederastë, ndërkohë që gjinia e tyre është vetëm meshkuj dhe femra.
“Mos prisni asgjë nga ndërkombëtarët. OSBE çon formularët në Parlament dhe i pyet gratë dhe burrat çfarë gjinie keni ju. Çfarë gjinie kanë shqiptarët? Shqiptarët nuk janë pederastë. Ata janë burra dhe janë gra. Fëmijët tanë janë vajza dhe djem, dhe kjo duhet të jetë një vijë që nuk duhet të shkelet.”- ka thënë nga protesta Silva Caka.