Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një mal të fshatit Gjormë, ku 47-vjeçari nga Elbasani me iniciale E.G., ishte punësuar si çoban prej kohësh. Për fat të keq ai u gjet dje pa shenja jete në malin e fshatit, pasi u dha alarmi se ishte zhdukur. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë
Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.