Tërmet 4 ballë me epiqendër në Fier

FIER- Një tërmet me magnitudë 4, është regjistruar mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Fier, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Lushnje, Patos, Vlorë dhe në zonën përreth. Nërkohë, epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit. Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.