Rezart Veleshnja bën gati valixhen dhe kërkon të largohet nga BBVK

Aktorja Gresa Gashi dhe aktori i humorit Rezart Veleshnja, janë përfshirë në debate të ashpra që në orët e para të hyrjes në shtëpinë e BBVK. Dy banorët kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj njëri-tjetrit, madje edhe duke bullizuar për pamjen e jashtme apo për anën profesionale.

Kjo përplasje verbale mes tyre duket se po rrit tensionet ditë pas dite. Duket se dy banorët nuk po gjejnë dot mënyra për të zgjidhur konfliktet e tyre, por vazhdimisht provokojnë debate derisa kërkohet ndërhyrja e BB. Së fundmi, ish-aktorja e “O sa mirë” i thotë Rezit se e ka prekur, i ka futur duart. Kjo gjë e ka revoltuar aktorin, ndaj edhe ka kërkuar të shkojë në dhomën e rrëfimit për të kërkuar daljen nga spektakli.

“Kujdes me duar, se do të penalizohesh. Më preke me duar”,- iu drejtua banorja.

Rezarti iu kundërpërgjigj: “Unë po e bëj gati valixhen tani dhe tregoju këtyre se përse do të dal. Unë do të shkoj te dhoma e rrëfimit për të dalë”.

Por megjithatë, ai u tërhoq nga kjo dhe po vazhdon sërish garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.