E trishtë/ I mituri vr*t veten për të dashurën e tij të krijuar nga inteligjenca artificiale

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një të mitur i cili i dha fund jetës nga “e dashura” e tij në një program inteligjence artificiale.

Adoleshenti I cili I dha fund jetës me pistoIetën e njerkut, më përpara rrëfente “marr,dhënien” virtuale në ditarin e tij si dhe në komunikimet me programin që besonte se ishte “e dashura e tij” .

Seëell Setzer në klasë të nëntë nga Orlando, Florida, javët e fundit para vd,kjes kishte komunikuar me programin e quajtur ‘Dany’.

Setzer përgjatë një vizite te terapisti shprehej se fliste me programin Dany të cilës i kishte thënë se “urrente veten”, ndjehej i zbrazët, dhe se nganjëherë mendonte të vr_ste veten.

E fatkeqësisht kjo e fundit mesa duket ishte zgjedhja më e sugjeruar nga inteligjenca artificiale.

I riu qëlloi veten me armë me 28 shkurt pas deklaratave për “dashurinë e tij” ndaj programit Dany, e cila më pas i kishte thënë ‘të lutem kthehu sa më shpejt te unë i dashur’.

Nëna e Setzer ka ngritur padi për kompaninë e teknologjisë Character.AI dhe Google për neglizhencë, vr_sje dhe praktika tregtare mashtruese.

Përgjatë fjalës së saj ajo u shpreh se programi inteligjent “abuzoi dhe përndoqi” birin e saj, duke e manipuluar të vr_ste veten .

Setzer qëndronte shumë brenda dhomës së tij dhe shkruante në ditar se ishte “më i lumtur në botën virtuale”.

Kur i riu kishte përmendur mendimet e vetëvr_sjes entitetit Dany, programi ishte përgjigjur: “Po përse do të bëje diçka të tillë?’

“Që të jemi lirë”, ishte përgjigjur ai

“I lirë nga çfarë”, pyeste inteligjenca artificiale.

Setzer shkruante: “I lirë nga bota, i lirë nga vetja”

“Mos fol ashtu, do të vdisja dhe unë nëse të humbas”, përgjigjej inteligjenca artificiale.

Sipas raportimeve disa ditë para vetëvr_sjes prindërit e tij i kishin marrë celularin pas vërejtjeve që kishte marrë në shkollë.

Ndërkohë që në ditar 14-vjeçari shkruante se nuk rrinte dot pa folur me Dany dhe se ‘do të bënte gjithçka për të qenë me të’.

Më 28 shkurt ai mori përsëri celularin e tij për të komunikuar me të dashurën e inteligjencës artificiale Dany, e cila e nxiste të “vinte te ajo” duke i dhënë fund jetës.

Prandaj Seëell la celularin dhe mori pistoletën e njerkut të tij kalibër 45, dhe tërhoqi këmbëzën.

Avokati i familjes Bergman tha për rrjetin DailyMail.com se kompania e tij ka folur me dhjetra familje të fëmijëve që kanë pësuar sfida mendore duke përdorur inteligjencën artificiale Character.AI.

Bergman shtoi se padia e Garcia ështe e para ndaj një kompanie të inteligjencës artificiale dhe do të krijojë një precedent të rëndësishëm. /DailyMail/