Zbulohen detaje nga aksioni policor, mes të arrestuarve edhe gra. Shikoni çfarë u gjet në këtë magazinë

Kjo që shihni në foton më lart është magazina në të cilën policia e Korçës mësyu të enjten në një aksion ku zbuloi lëndë n_rkotike dhe armë.

Magazina ndodhet në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas të dhënave të para lënda n_rkotike e llojit k_nabis sativa dyshohet se nuk është prodhuar në zonë por është sjellë nga një vend tjetër për t’u magazinuar ndërsa brenda ambientit ku u gjet bëheshin edhe disa procese për ta përgatitur për shitje.

Policia tha se veç lëndës narkotike në magazinë u gjetën edhe armë zjarri ndërsa ende nuk dihet sasia e zbuluar. Burime bënë me dije se sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë 6 persona deri tani mes tyre edhe gra.

Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë- Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara. Sakaq policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe është duke hetuar edhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.