Këngëtarja e shumënjohur shqiptare, Aurela Gaçe e ftuar në emisionin “Canape” na ka zbuluar një dimension totalisht tjetër të sajin, ndryshe nga ai që ne e njohim në skenë.
Përgjatë intervistës, vërehet qartazi që artistja rrëfehet për jetën dashurore. Këngëtarja jep këshilla se kur një person të do realisht.
Më tej ajo thekson se ai që të do të pranon ashtu siç je, madje nëse një tjetër do që të të dojë sipas Gaçes ti duhet të duash veten në fillim.
“Kur ti e do atë njeriun me gjithçka dhe kur ai të do me gjithçka, nuk kërkon të të ndryshojë, sepse i bie që ti kërkon dikë tjetër. Nuk po kërkon atë që ti e dashurove. Kur ti ndihesh krenar për atë që ken ë krahë. Kur ti ndihesh mirë qoftë dhe me ato gjërat e vogla që mund të ketë në karakter ky njeri. Ti ia do të gjithë. Respekti që ti duhet të kesh për atë njeri. Në momentin që mbaron respekti mendoj që aty mbaron gjithçka” u shpreh Aurela.
E pyetur nga moderatori për të dhënë këshilla për gjithë çiftet e reja se ku vetë ajo është mbështetur gjatë gjithë kohës me bashkëshortin këto vite, Aurela u përgjigj:
“Në radhë të parë duajeni veten tuaj. Në momentin që unë e dua veten ai që kam përballë nuk më ndryshon dot. Nuk ma ndryshon dot karakterin, nuk ma ndryshon dot të qenurit unë. Nëse ai do që të dojë dhe betohet që të do, kërkon me doemos të jesh një gjë tjetër, ai thjesht nuk të do. Largohu! Duaj veten tënde dhe ashtu do të të dojë dhe ai tjetri, ai që ke përballë.”/ Radar.al
@shpendlipa "Partneri që të do nuk do të të ndryshojë", Aurela Gaçe me mesazh të fortë #t7 #intervista #canape #shpendlipa #aurelagace #shqip #kosova #dashuria ♬ original sound – Shpend Lipa