E diela e fundit e tetorit, data 27 është edhe dita e ndryshimit të orës nga ajo verore në dimërore.
Praktika shumëvjeçare bëhet për të kursyer energjinë, duke shfrytëzuar në maksimum ndriçimin natyral.
Të dielën në orën 03:00 të natës, akrepat do të zhvendosen me një orë pas.
Gjatë viteve të fundit ka pasur tentativa për ta eleminuar ndryshimin e orës, por pa sukses.