“Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate”
Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, ka folur për mediat pasi GJKKO shpalli vendim dhe e la ish-presidentin në burg.
Ai tha se e prisnin këtë vendim dhe se do ta ndjekin në rrugë ligjore, duke paralajmëruar ankimim. Ai tha se do të bëjë dhe kallëzim penal ndaj policisë, pas arrestimit të tij.
“Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Do të ndjekim rrugën e ankimit”, tha ai.
Ndërkohë i pyetur se përse Ilir Meta e humbi qetësinë sot në seancë, ai e hodhi poshtë këtë lajm.
“Nuk e ka humbur qetësinë, toni i lartë… e vërteta thuhet më zë të lartë. Është në të drejtën e tij”,– tha avokati.