I vodhi portofolin me 400 euro në autobus, vajza publikon hajdutin

Një denoncim i fundit i ardhur në redaksinë e JOQ Albania ka nxjerrë në dritë një tjetër rast vjedhjeje në transportin publik. Një vajzë ka treguar se u bë viktimë e një hajduti në autobusin e TEG-ut, pranë stacionit të bankës në qendër të Tiranës.

Sipas dëshmitares, hajduti përdori një skemë të njohur duke bërë sikur e shtyu teksa ajo po hynte në autobus. Ndërsa ishte e hutuar nga veprimi, ai arriti t’i vidhte portofolin që përmbante 400 euro dhe dokumenta personale. Menjëherë pasi realizoi vjedhjen, hajduti doli nga autobusi.

Fatmirësisht, një vajzë që ndodhej pas saj e pa skemën dhe arriti t’i bëjë disa foto hajdutit. Pasi vajza e vuri re që nuk e kishte më portofolin në çantë, zbriti nga autobusi dhe shkoi direkt në Komisariatin nr. 3 për të bërë denoncim.

Policia i komunikoi se një qytetar kishte gjetur dhe dorëzuar portofolin e saj, por pa paratë brenda. Dokumentat u gjetën, por ky incident është vetëm një nga disa raste ku i njëjti person mendohet se është i përfshirë në vjedhje të tilla. Hajduti dyshohet se, pasi merr paratë, flak portofolat në rrugë.

Qytetarja shpreson që policia të marrë masa dhe të arrestojë autorin e kësaj vjedhjeje që ka shqetësuar shumë njerëz në zonë.

 

Në vijim do të gjeni mesazhin e plotë të mbërritur në redaksi:

Pershendetje Joq, jam nje vajze dhe doja te denoncoja nje hajdut qe me vodhi portofolin me 400 euro sot ne autobusin e tegut tek stacioni para bankes ne qender. Une isha duke hyre ne autobus ky tipi beri sikur me shtyvi dhe me vodhi portofolin me 400 euro brenda dhe dokumenta. Pasi e mori doli prap direkt nga autobusi. Nje vajze mbrapa meje e pa skemen dhe arriti ti bente foto personit. Pasi e pashe qe nuk e kisha portofilin ne cante dola nga autobusi dhe bera denoncim te komisariati nr 3. Kur shkova aty me thane qe nje qytetar ka gjetur portofolin tim dhe e ka dorezuar, po te pakten dokumentat ishin. Sepse degjova qe ky nuk ishte rasti i pare per kete person qe vidhte kshtu. Ai pasi merr leket i flak portofolat ne rruge. Shpresoj qe policia ta gjeje dhe ta arrestoje. Flm.