‘Kanë ngrënë bukë e kanë pirë kafe’! Monika Kryemadhi: ‘Në shtëpinë time ka hyrë edhe Rama, Berisha dhe Basha’!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK foli për shumë detaje në lidhje me dosjen ndaj saj dhe ish bashkëshortit, Ilir Meta.

Në lidhje me takimin e biznesmenëve në shtëpinë e saj, Kryemadhi u shpreh se në banesë i ka shkuar edhe Rama, Berisha, Basha apo edhe Veliaj.

“Nuk jam njeri pa njeri unë”, tha Kryemadhi, duke theksuar se këta persona kanë ngrënë e kanë pirë.

Kryemadhi: Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha, edhe Basha edhe Veliaj. Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Sokol Olldashi. Në shtëpinë time ka hyrë çdo gjë, çdo njeri, kanë ngrenë bukë kanë pirë dhe kafe, kanë hyrë dhe biznesmenë, pse çfarë jam unë njeri pa njeri.

Sa gazetarë më kanë kërkuar mua ndihmë, sepse ja hiqnin prindërit nga puna për motive politike. Kam ndihmuar dhe do ndihmoj çdo njeri, kush të më dalë në rrugë.

Sa aktorë të Portokallisë më kanë kërkuar ndihmë mua, sepse i trajtonin sipas interesave. Është turp, ne një fshat i vogël jemi dhe njihemi me njeri tjetrin.