I FUNDIT/ Përplasen dy makina në “Tiranë-Elbasan”, dyshohet për të plagosur

Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Elbasan.

Raportohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një prej mjeteve është përmbysur në rrugë.

Dyshohet se nga aksidenti ka persona të plagosur, teksa forcat e policisë dhe ambulanca janë parë në vendngjarje.