Shiko Videon! Vogëlushja palestineze mban për më shumë se një orë mbi shpinë motrën e plagosur, ndihmohet nga gazetari.

PALESTINË- Një vogëlushe palestineze dhe gjesti i saj kanë prekur zemrat e ndjekësve në mbarë botën. Një video e saj është bërë virale ndërsa vajza e vogël duket teksa mban në krah motrën e saj të plagosur.

Më tej në video duket një gazetar i cili i afrohet dhe i vjen në ndihmë. Vajza shpjegon se e ka mbajtur motrën e saj në shpinë për një orë ndërsa tregon se ajo u plagosu pasi u përplas nga një makinë. Dy motrat më pas ndihmohen nga gzetari për ti transportuar drejt një qendre shëndetësore.