Hapën profile falce dhe denigrojnë mësues e nxënës të shkollës, drejtoresha në Elbasan denoncon në polici

Profile falce ku denigrohen nxënës dhe mësues të shkollës, drejtoresha bën kallëzim në polici.

-Ditën e djeshme, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Vijon puna për identifikimin e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.