Rrëzohet aksidentalisht në kopësht, 5-vjeçari në Elbasan përfundon në spital

Rrëzohet aksidentalisht në kopësht, 5-vjeçari në Elbasan përfundon në spital.

Ditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një i mitur 5 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e kopshtit. 5-vjeçari pasi mori mjekim, u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.