TRAGJEDI E MADHE/ Përfshihet nga flakët shtëpia, humbin jetën 5 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku pesë persona kanë humbur jetën në një zjarr në një shtëpi pranë Seattle. Autoritetet në shtetin e Uashingtonit (SHBA Veriperëndimore) njoftuan të hënën se kanë marrë në paraburgim një pesëmbëdhjetëvjeçar, si pjesë e hetimeve për ngjarjen.

Sipas medieve të huaja, viktimat janë tre fëmijë dhe dy të rritur, tha Zyra e Sherifit të King County. Një vajzë që jetonte në shtëpi ka mbetur e plagosur. Mike Mellis, një zëdhënës i zyrës së sherifit, u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari adoleshent u mbajt në paraburgim pa rezistencë.

Në këtë fazë nuk është e qartë nëse viktima dhe autori i përkasin të njëjtës familje dhe as motivi i masakrës. Adoleshenti që u mor në paraburgim pritet të dalë sot ose nesër, sipas zyrës së sherifit.