Kryeministri Rama rikonfirmon publikisht se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa deri në 31 dhjetor 2029

Kryeministri Edi Rama hodhi sot poshtë zërat për ndryshime fiskale ndaj biznesit të vogël, pais rikonfirmoi publikisht se deri më 31 dhjetor 2029, nuk do të ketë asnjë ndryshim për këtë kategori.

Pohimi i z.Rama u bë sot në Tiranë, ku nisi diskutimi publik me pensionistët, i cili do të vijojë në të gjitha qytetet e vendit, me qëllim informimin e tyre, lidhur me angazhimin e qeverisë për çështjen e pensioneve, për të adresuar një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Duke bërë thirrje që bizneset të paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, Rama sqaroi edhe taksimin e biznesit të vogël deri në 14 milionë lekë xhiro vjetore.

“Jemi i vetmi vend në rajon që kemi zero taksë për biznesin e vogël, zero. Nuk ka në asnjë vend tjetër, zero taksë.

Zero TVSH, deri në 100 mijë euro xhiro.

Çfarë i kërkojmë në biznesit të vogël? Paguaj sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. U kemi hequr çdo taksë dhe kemi marrë angazhimin që deri në 2029 nuk do keni taksë. Deri në 140 mijë euro xhiro, pa taksë”, tha Rama.