Gati për luftë! Të armatoset kush të mundë

Shpenzimet ushtarake globale në vitin 2023 kapën shifrën 2443 miliardë. Nuk janë armatosur vetëm superfuqitë. Të gjitha vendet po investojnë për furnizime lufte dhe armë gjithnjë e më të sofistikuara, të kërkuara nga “rendi aktual global”. Atje ku, pas Ukrainës dhe Lindjes së Mesme, konfliktet janë bërë një opsion politik

Videoja e Forcave Ajrore izraelite, e publikuar në X, tregon avionët bombardues që në 27 shtator varrosën përgjithmonë kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në qendrën e tij në Beirut. Tetë F-15, të cilët u ngritën me bomba të paktën 16 mijë kilogramëshe. Nën barkun e avionit mund të shihet edhe amerikania Blue-109, një pajisje anti-bunker me telekomandë që depërton në vendstrehimet e betonit përpara se të shpërthejë me pasoja të tmerrshme. Në maj Shtëpia e Bardhë kishte bllokuar dërgesën në Izrael, por me sa duket kishte mbetur ende diçka në arsenalet e furnizimeve të mëparshme amerikane. Eshtë vetëm një pjesë e enigmës, e cila demonstron lëvizjen e ethshme të armëve për luftën në Lindjen e Mesme.

Gara e armatimeve e shkaktuar nga konfliktet që na rrethojnë, nga Izraeli në Ukrainë dhe çfarë mund të shpërthejë në Lindjen e Largët, është përshpejtuar në mënyrë të paprecedentë. Në vitin 2023, shpenzimet ushtarake globale arritën një kulm prej 2,433 miliardë dollarësh, sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI). Rritja më e fortë në 14 vitet e fundit, ku për herë të parë që nga viti 2009, regjistron një rritje në të pesë makrorajonet e globit, nga Afrika në Azi.

“Të gjithë po armatosen jo për të bërë, por për të shmangur Luftën e Tretë Botërore”, vëren Gianandrea Gaiani, drejtor i Analizës së Mbrojtjes. “Problemi është se rritja e prodhimit të armatimeve kërkon investime të larta dhe personel të specializuar. Dhe nevojitet një planifikim shumëvjeçar. A jemi të sigurt se mund të gjenden burimet?”.

Pjesa e luanit shkon gjithmonë për Shtetet e Bashkuara, me shpenzime prej 916 miliardë dollarësh, të ndjekura nga Kina dhe Rusia. Evropa, e alarmuar nga konflikti ukrainas.