Ervin Karamuço: Ilir Meta shau, shqelmoi derën, gjuajti efektivin e policisë

Ashtu sikurse sqaroi në njoftimin zyrtar për mediat edhe Policia e Shtetit, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar detaje nga arrestimi i Ilir Metës më 21 tetor.

Ai tha se fillimisht tek automjeti i Metës është afruar një efektiv që ka pasur në dorë vendimin e gjykatës dhe i ka kërkuar që të zbresë nga makina. Por Meta nuk ka pranuar. Madje sipas tij, ai ka filluar të bërtasë dhe të shajë. Po ashtu ka goditur dhe efektivët.

“I është afruar një efektiv, e kap pasur vendimin në dorë dhe është prezantuar se jemi Forcat Operacionale dhe kemi urdhër do t’u shoqërojmë. Ai ka nisur me ofendime, sharje, shqelma ndaj derës dhe gjuajtje te gjunjët e efektivit të policisë. Ka pasur nervozizëm”, tha Karamuço.