Çfarë ndodhi?! Kaos total në aeroport, anulohen të gjithë fluturimet

Për shkak të një dështimi të radarit në qendrën e kontrollit të zonës së Milanos, fluturimet në qiejt e Italisë veriperëndimore do të ndërpriten të paktën deri në orën 20:00 të ditës së sotme, të dielën 20 tetor.

“Sea”, kompania operuese e aeroportit që menaxhon aeroportin e Malpensës, e komunikon këtë përmes një buletini zyrtar. Kjo ka çuar në vonesa serioze edhe në anulime të fluturimeve direkte, jo vetëm drejt aeroportit në provincën e Vareses, por edhe drejt Torinos, Bergamos dhe Xhenovas.

Në shënimin zyrtar thuhet se “qiejt e qendrës së kontrollit të zonës së Milanos nuk janë të disponueshme deri në orën 18:00 të koordinuar me orën universale për shkak të një dështimi të radarit”.

Shkak është bërë një problem softuerik që ka sjellë bllokimin e sistemeve kryesore të qendrës së kontrollit.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, agjencia evropiane që mbikëqyr lëvizjet në hapësirën ajrore të kontinentit, shpjegoi se dështimi ka pasoja në fluturimet në të gjithë veriperëndimin italian.

Rifillimi i lëvizjeve pritet nga mesnata e sotme, por vonesa mund të regjistrohen edhe në fluturimet e planifikuara për nesër, e hënë 21 tetor.

Disa nga avionët që janë ngritur tashmë do të devijohen dhe do të ulen në Romë Fiumicino. Për të tjerët, mund të ndodhin edhe anulime.