Denoncimi/ “Të fluturojmë?! Smart-i bllokon trotuarin prej një jave në Tiranë, policia s’merr masa”

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë shqetësuese që po ndodh prej të paktën një jave në rrugën “5 Maji” në Tiranë, përballë qendrës Concord. Një automjet tip Smart ka bllokuar plotësisht trotuarin, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve, përfshirë nënat me karroca, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Sipas qytetarit, Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të larguar automjetin apo vendosur gjobë, pavarësisht se situata po zgjat prej disa ditësh.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Jemi tek Rruga 5 Maji, poshtë qendrës Concord. Ky Smart-i ka të paktën një javë që ka bllokuar trotuarin, dhe Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit nuk marrin masa për lëvizjen apo vënien e një gjobe. Këtu kalojnë gra me fëmijë me karroca, të moshuar, njerëz me karroca invaliditeti… nga të kalojnë, ‘të fluturojnë’! Postoje të lutem, ishalla e marrin parasysh.”

Qytetari ka dërguar edhe pamje ku duket qartë automjeti që ka bllokuar trotuarin, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për kalimtarët.