“Mos e lër aty, do të çaj gomat”/ Gruaja i vendos letra kërcënuese, drejtuesja e gjen makinën të gërvishtur

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një incident që ka ndodhur në zonën e kompleksit “Square 21” në Tiranë.

Ajo ka gjetur makinën e saj të gërvishtur, ndërsa në xhamin e përparmë ishin lënë dy letra kërcënuese. Në to shkruhej: “Mos e lër makinën këtu se do marr policinë, ose do të çaj gomat.”

Denoncuesja ka dërguar foto dhe video të makinës së dëmtuar, si dhe një video të siguruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, ku shihet momenti kur një grua vendos letrat në xhamin e përparmë të automjetit të saj. Sipas saj, mjeti është gërvishtur gjatë natës, një ditë pasi gruaja në fjalë vendosi letrat kërcënuese.

Qytetarja kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që vendos letrat në xhamin e përparmë të mjetit të saj dhe shton se do ta denoncojë rastin në organet kompetente.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Si jeni? Kam nevojë të bëj një denoncim. Më kanë gërvishtur makinën te Square 21. Një zonjë ka vënë letra kërcënuese tek xhami i makinës. Ka shkruar ‘Mos e lër më makinën këtu se do marr policinë ose do të çaj gomat’. Nëse dikush ka dijeni kush është kjo zonja, do na ndihmonte shumë. Ky rast do denoncohet në organet përkatëse. Ju lutem publikojeni!”