Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me palmën, plagoset rëndë drejtuesi

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina tip Mercedes Benz janë përfshirë në aksident.

Automjetet po ecnin në korsinë e tyre ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi. Për të shmangur përplasjen me makinën, drejtuesi tjetër ka kthyer timonin dhe është përplasur me një palmë anës rrugës.

Nga aksidenti një prej drejtuesve është plagosur rëndë duke marrë dëmtime në kokë. Ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore pas transportimit në spital.