Shpërndanë videot e 16-vjeçares në “Snapchat”, procedohen dy adoleshentë

Dy adoleshentë, njëri 15 dhe tjetri 17 vjeç, janë vënë nën hetim nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen për shpërndarjen e një videoje të një vajze 16-v,jeçare në rrjetin social “Snapchat”.

Rasti është marrë nën hetim nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, i cili po kryen verifikime për të zbuluar rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira.

Materialet përkatëse janë dërguar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy të rinjtë.