“Na provokoi Klea”, Antonela pendohet në gjyq: Na vjen keq!

Antonela Berisha ka zbuluar detaje të reja rreth sherrit me blogeren Klea Prenga në restorantin ku ajo dhe motra e saj ishin për darkë.

Gjatë seancës gjyqësore, ajo ka theksuar se motra e saj ka pasur probleme shëndetësore për një vit, çka e ka ndikuar shumë emocionalisht.

Sipas Antonelës, tensionet filluan kur Klea i provokoi e para në tavolinë dhe pas kësaj ajo ka ndërhyrë për të mbrojtur motrën e sai dhe qetësuar gjakrat.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.“