Gjergj Luca mbron mizat e tij duke lavdëruar ujin me erë të Lajthizës

Ditën e djeshme, JOQ Albania tregoi me pamje se si mizat kishin pushtuar açuget e Gjergj Lucës dhe që prej postimit, inspektorët e AKU-së as nuk kanë marrë mundimin të dalinnga zyrat për të shkuar në magazinat e oligarkut që “trafikon peshq”.

I kapur gafil dhe në një situatë ku nuk mund të justifikojë asgjë, Luca ka zgjedhur që të bëjë reagim indirekt, duke marrë në mbrojtje ujin “Lajthiza”, pasi prej kohësh qytetarët e kanë denoncuar se vjen një erë të rëndë.

Ky është një fakt i denoncuar nga mijëra qytetarë dhe pothuajse të gjithëve u ka qëlluar një shishe që vjen erë të rëndë.

Luca, i pafuqishëm të mbrojë llumin në ushqimet që i jep qytetarëve, lavdëron një produkt tjetër, përfaqësuesit e të cilit nuk kanë marrë mundimin më të vogël për të sqaruar konsumatorët.

Mesa duket trafikanti i peshqve, oligarku i preferuar i Ramës e ka gjetur si metodë, që të sulmojë mediat, jo duke marrë në shembull produktin e tij, por produktin e dikujt tjetër, që po ashtu ka qenë i mbushur me “miza me erë”.