Gjykata e Romës: Emigrantët në Gjadër duhet të kthehen në Itali!

Gjykata e Romës ka vendosur që sjellja e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri është në shkelje me ligjin.

Seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës ka dalë në përfundimin se emigrantët e parë që janë sjelljë në Shqipëri, në fakt duhet të ishin “zbarkuar” në Itali për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.

Sipas mediave italiane, 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi duhet që të kthehen sa më parë në Itali.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta. Për këtë arsye ata do të duhet të kthehen në vendin tonë,” ka vendosur Gjykata italiane e Romës.

Kjo do të thotë gjithashtu se për emigrantët në Shqipëri nuk mund të zbatohen procedurat e përshpejtuara kufitare për vlerësimin e kërkesave të tyre për azil, pra të vetmet e parashikuara nga protokolli Itali-Shqipëri.

Prandaj, ata do t’u nënshtrohen procedurave të zakonshme që zgjasin më shumë dhe që do të duhet të kryhen diku tjetër, jo në Gjadër.

Në fakt, emigrantët nuk mund të qëndrojnë dhe as të lihen të lirë në territorin shqiptar, protokolli është i qartë për këtë.

Kështu ata duhet të kthehen në një anije në Itali, në portin ku qeveria italiane vendos t’i lërë të zbarkojnë./La Republica