Goditjet në tru, shenjat e hershme dhe parandalimi përmes kurave natyrale

Sipas OBSH, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë, ku vendin e parë për shtim dhe rrezikshmëri e zënë goditjet cerebrale.

Hemoragjitë cerebrale janë lloje të ndryshme të rrëshqitjes së gjakut në tru. Ato mund të shkaktohen nga lëndimet, presioni i lartë i gjaakut, problemet kardiake, diabetike ose faktorë të tjerë.

Goditjet në tru janë emergjenca mjekësore serioze dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm për të minimizuar dëmin dhe për të përballuar shkaktuesit e tyre.

Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për shenjat e hershme që jep kjo problematikë e rëndë shëndetësore dhe si mund t’a parandalojmë.

Çfarë është insulti cerebral, goditja në tru?

“Është procesi i bllokimit të qarkullimit të gjakut në një zonë të caktuar të trurit ose hemoragjia e shkaktuar në cipat e trurit. Kjo shoqërohet me vdekjen e miliona qelizave të trurit. Çdo vit preken mbi 20 milion njerëz në botë, çdo gjashtë sekonda humb jetën një njeri. Goditja në tru prek më shumë gratë se burrat, 1 në 5 gra dhe 1 në 6 burra, prek më shumë njerëzit e moshës mbi 60 vjeç. Insultet cerebrale mund të parandalohen. Të mbijetuarit (80:20) mund të rifitojnë cilësinë e jetës me një kujdes afatgjatë” thekson specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Format e goditjes ishemike janë: Tromboza cerebrale, formimi i një koaguli gjaku dhe bllokimi i arteries në një vatër të trurit; Emboli cerebrale, formimi i një mpiksje gjaku në zemër dhe lëvizja e saj në cipat e trurit; Goditja hemoragjike, përfshin 13% të rasteve, ndodh kur një arterie nga aneurizmi të plasaritet dhe shkakton hemoragji në cipat e trurit, kjo shoqërohet me dhimbje koke.

Shenjat paralajmëruese të goditjes:

– Shenjat e para më të hershme janë luhatjet e tensionit

– Shenjat minore: ndryshime të sjelljes, njohjes; vështirësi në njohje

– Shenjat madhore: deformimi i fytyrës, gojë si e varur, rënie e fytyrës në njërën anë

– Lëvizja e krahëve, këmbëve, pafuqia në njërën anë

– E folur e paqartë, e pakuptueshme, me bëlbëzime

– Urinon ose defekon në mënyrë të pavullnetshme

– Dridhje trupi ose vetëm dridhje gjymtyrësh

– Diklopia, dyfishimi i figurës

– Të vjella ose jo