I bie infarkt në timon, përmbyset zetori, vdes 58-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në fshatin Sopik në Dropull K. G., 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.