Reklamohen nga VIP-at, kush janë klinikat që përdorin botox të paligjshëm

Një operacion i Policisë Tiranë i koduar “Botulinum toxin” ka zbuluar disa raste të kontrabandimit dhe tregtimit të paligjshëm të Botox-it në klinikat estetike.

Gjatë kontrollit në 30 klinika, është konstatuar se administratorët nuk kishin deklaruar të ardhurat nga injektimet e produktit, i cili dyshohet të jetë i paligjshëm. Emrat e klinikave dhe individëve të përfshirë janë zbuluar, ndërsa disa persona janë arrestuar.

Në kërkim është shpallur administratori i klinikës “Keit”, Skerdilajd Faria, si dhe dy administratorë të tjerë, që dyshohet se kanë injektuar Botox-in kontrabandë, i cili po hynte në Shqipëri nga Mildon Kumaraku.

Vlen të thuhet se shumë prej klinikave të mëposhtme, që janë kapur duke përdorur botox të paligjshëm, janë tepër të njohura në rrjetet sociale dhe të reklamuara nga VIP-at shqiptarë.

Klinikat estetike në paligjshmëri

Subjekti “Ledi Smile”

Subjekti “Era_Medical Aesthetics”

Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”

Subjekti “Amra_medical_aestetics”

Subjekti “The Glam House”

Subjekti “Better Me”

Subjekti “Aris Medical”

Subjekti “Medart Clinic”

Subjekti “La Beauty”

Subjekti “Este Medical Group Albania 1”

Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”

Subjekti “Allure Beauty Center”

Subjekti “Allure Beuty”

Subjekti “Keit Day hospital”

Subjekti “Derma Pure”

Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”

Subjekti “Velvet Medical Center”

Subjekti “Medicare Hospital”

Subjekti “Derma Bless”

Subjekti “Begas Clinic”

Subjekti “Medical Hills”

Subjekti “Onxy Dermo Care”

Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”

Subjekti “Cozzy Aesthetics”

Subjekti “Luar Clinik”

Subjekti “Doctor Hospital”

Subjekti “Senera Hoxha”.

Të arrestuar:

Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 175 dhe 180 të Kodit Penal.
Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinik“. Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”. Akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Nën hetim në gjendje të lirë:

Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beuty”. Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”. Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Jonida Zace administratore e klinikës “Onxy Dermo Care” Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics” akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Klarida Bekaj, administratore e klinikës “Begas Clinik” akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT” akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.