Frikë: Hyn në shtëpinë e një gruaje të moshuar dhe e përd’hunon në gjumë. Djali pa skenën në celular!

Frikë në Greqi: 56-vjeçari abuzoi me një të moshuar me demencë – Djali i saj e pa abuzimin drejtpërdrejt në celularin e tij

Një 56-vjeçar akuzohet se ka abuzuar me një të moshuar me demencë në shtëpinë e saj, me djalin e viktimës duke parë në celularin e tij në kohë reale se çfarë po ndodhte.

Një grua 84-vjeçare me demencë ra viktimë e një akti të paimagjinueshëm dhe në të njëjtën kohë të tmerrshëm abuzimi në vendin fqinjë, Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Orchomenos të Boeotisë, rajoni i Thesalisë, raporton noa.al. Një burrë 56-vjeçar është kapur nga kamerat duke abuzuar me të.

Tronditës është edhe fakti që djali i viktimës ka parë në kohë reale aktet seksuale të të huajit 56-vjeçar. Skenat i pa në celularin e tij pasi kishte vendosur një kamera në dhomën e nënës së tij.

Si përfundoi autori me gruan?

56-vjeçari, sipas informacioneve të ERT-së që citon noa.al, kishte akses në shtëpinë e të moshuarës, pasi gruaja e tij, kishte marrë përsipër të kujdesej për 84 vjeçaren.

Pasditen e së dielës së kaluar 13 tetoe 2024, burri ka hyrë në shtëpi dhe ka shkuar në dhomën e saj të gjumit, ku ka kryer veprime dhe gjeste të turpshme ndaj gruas që ishte duke fjetur.

Djali i saj, i cili siç e përmendëm edhe më lart ka parë në kohë reale abuzimin e nënës së tij, ka njoftuar policinë dhe ekipin e Sigurimit të Livadhiasë. Këta, kanë lokalizuar autorin në shtëpinë e tij dhe e kanë arrestuar.

Çfarë ka dëshmuar autori i dyshuar

Në prani të prokurorit, të dyshuari i është kontrolluar shtëpia, ku janë gjetur rrobat që kishte veshur në momentin e sulmit seksual, ndërsa i është konfiskuar edhe celulari.

56-vjeçari ka rrëfyer veprimet e tij dhe ka dëshmuar se “kështu i ka shkuar në mendje në atë moment dhe ashtu ka bërë” dhe pas këtij pohimi, ka kërkuar falje.

Ajo që policia po heton tani është nëse ai e kishte ngacmuar 84-vjeçaren edhe në të kaluarën.

Autori i dyshuar u dërgua në Prokurorinë e Livadhiasë, e cila duke vlerësuar provat e dosjes dhe duke parë materialin vizual, e ngriti akuzën në përdhunim. /noa.al