Dy djem në akt intim me vajzën 14-vjeçare, ajo nuk i denoncon dot: Më kanë në video dhe…

Një vajzë vetëm 14 vjeçe është bërë objekt i një marrëdhënieje sek’suale në grup me dy djem të cilët e kanosën të mos denoncojë në të kundërt do të nxirrnin në rrjet pamjet e filmuara me celular të akteve intime.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Lesvos, raporton noa.al.

Makthi i vajzës ka nisur në fund të gushtit kur në rrethana të paqarta ajo është gjendur në shoqërinë e dy djemve 21 dhe 22 vjeç.

Pasi ka përfunduar akti, djemtë e kanë paralajmëruar të mos denoncojë pasi skenat i kishin në celular.

Për disa javë rresht e mitura ishte në gjendje shoku derisa u dorëzua dhe iu rrëfye prindërve.

Policia njoftoi se ka nisur këto ditë një hetim dhe sot, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit të Mitilinës.

Sipas dëshmisë, 14-vjeçarja kishte frikë të fliste pasi dy autorët – të cilët janë identifikuar nga policia dhe është ngritur një dosje kundër tyre – të moshës 21 dhe 22 vjeç dyshohet se e kërcënuan se nëse do të fliste ata do të publikonin video materiale në internet.

Hetimi nxori se dy djemtë e njihnin vajzën e mitur. Ata e bindën që të futej në makinë me to për një shëtitje por e çuan në një vend të shkretë ku ka ndodhur akti i shëmtuar, më 20 gusht.

Më në fund 14-vjeçarja ka njoftuar prindërit e saj më 8 tetor. Ata kanë shkuar dhe kanë denoncuar ngjarjen në Polici më 12 tetor.

Dyshohet se nën këtë presion vajza ka tentuar edhe vetëvrasjen para pak ditësh.

Me urdhër të prokurorit, vajza do të ekzaminohet nga mjeku mjekësor për të përcaktuar nëse është dhunuar dhe në çfarë shkalle. /noa.al