KERKOJME NDIHME! Iku i pafaj nga kjo botë, familja e Eneas vec dhimbjes së madhe, po kalon dhe ditë të vështira ekonomike ‘E gjithë shtëpia mbështetej në supët e tij…’

Vdekja tragjike e Enea Thomarajt ka lënë pas një gjendje të mjerueshme në familjen e tij. Tek Enea mbështeteshin të gjithë, babai dhe nëna e tij janë invalidë në pamundësi për të punuar, ndërsa vëllai është akoma i vogël për të siguruar të ardhura për familjen.

Gjendja ekonomike është e rrënuar pa Enean dhe familja kërkon ndihmë për të mbledhur fondet që duhen për të kryer funeralin dhe shërbimin përkujtimor. Gjithashtu nëna dhe babai kërkojnë një mbështetje financiare dhe për shëndetin e tyre dhe për të përmbushur nevojat e minimumit jetik.

Çdo ndihmë e vogël është një vlerë e madhe e shtuar në shtëpinë Thomaraj, të gjithë së bashku mund t’i japim pak shpresë familjes së Eneas, tashmë që ai nuk jeton më.

Ndërkaq familja Thomaraj ka hapur një Go Found Me duke i kërkuar të gjithë shqiptarëve përzemërsisht të kontibuojnë sado pak që munden për t’i bërë ballë këtyre ditëve të vështira.