Vdes në spital vëllai i këngëtares së njohur, u vetëplagos me armën e shërbimit

Ka humbur jetën në spital gardisti 37-vjeçar që u vetëplagos mesditën e sotme me armën e shërbimit. Henri Haxhiraj nuk i ka bërë ballë plagës së marrë, duke humbur jetën pas disa orësh në spital. 37-vjeçari ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, ndërsa kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke vendosur shirit e zisë. Nuk dihen detaje rreth ngjarjes dhe arsyet se përse gardisti ndërmori aktin e rëndë.