Mijëra përdorues të iPhone dhe Android mund të hapin makinën me anë të celularit

Mijëra përdorues të “iPhone” dhe “Android” mund të hapin makinën me anë të telefonit pa qenë nevoja e çelësit fizik.

Kjo teknologji e re quhet “Çelësi dixhital” është më i sigurt dhe më pak i prirë për t’u aksesuar nga individë të paautorizuar në krahasim me çelësat tradicionalë.

Gjashtë prodhues makinash, përfshirë BMW, BYD, Genesis, Hyundai, Kia dhe MINI Cooper, ofrojnë teknologjinë e çelësit dixhital. Megjithatë, jo të gjitha modelet janë të pajtueshme, kështu që përdoruesit duhet të verifikojnë nëse automjeti i tyre është në listë. Një avantazh i rëndësishëm i kësaj teknologjie është mundësia për të ndarë çelësin dixhital me miqtë dhe familjen, qoftë ata përdorues të “Android” apo” iPhone”, dhe të menaxhojnë lejet për qasje në çdo moment.

Për të përdorur këtë teknologji, është e nevojshme të keni telefona të rinj. Përdoruesit e “Android” duhet të kenë modele të fundit, si Samsung Galaxy S21 ose Pixel 6 dhe më të rinj. Një informacion i dobishëm është se përdoruesit mund të hapin dhe nisin makinën edhe kur bateria e telefonit ka rënë për disa orë. Gjithashtu, është e mundur të sinkronizoni çelësin me orën inteligjente për të siguruar akses të vazhdueshëm.