Nis me këmbë ‘ters’ projekti i Ramës! Kthehen edhe dy emigrantë të tjerë për arsye shëndetësore

Ka nisur ‘ters’ projekti i emigrantëve në Gjadër. Pas kthimit të dy emigrantëve minorenë, kthehen edhe dy të tjerë për arsye shëndetësore. Kështu nga 16 emigrantët e ardhur, tashmë kanë mbetur vetëm 12 prej tyre. Për këtë operacion u angazhuan anije luftarake italiane, dhjetëra forca ushtarake dhe policie, pa përmendur miliona dollarë investime.