Vogëlushi 2-vjeçar iku dhimbshëm sot nga kjo botë

Një djalë vetëm 2 vjeç iku dhimbshëm sot nga kjo botë, pasi e përplasi familjari i tij në një tragjedi që nuk e donte askush.

Ngjarja e trishtë ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08:15, në Kamëz, Tiranë, raporton noa.al.

Burri P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç.

Vogëlushi mori plagë fatale dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al