Botox-i ‘mbyt’ Tiranën. Kontrolle në 30 qendra estetike, gjendet sasi e madhe kontrabandë

TIRANË- Pasditen e sotme janë ushtruar kontrolle në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë. Mësohet se departamenti i krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontroll pas vendimit qe ka dhënë Gjykata e Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se kontrollet janë për botox kontrabandë dhe sipas burimeve është gjetur një sasi e konsiderueshme kondrabandë. Deri tani nuk ka urdhër arreste nga ana e Prokurorisë se Tiranës.