NDODHI DHE KJO/ 325 000 euro dëme nga një… mace!

Një mace ka përmbytur bashkinë e Dokumit në Holandë duke shkaktuar dëme prej 325 000 eurosh, sipas administratës së qytetit.

”Macja u zbulua në bashkinë e qytetit gjatë punimeve të ndërtimit në maj të vitit të kaluar”, raportoi transmetuesi ”Omrop Fryslan”.

Duke qenë se nuk ishte e mundur të kapej, ndërtesa në rajonin e Frisias u mbyll përkohësisht.

Më pas, me sa duket, macja hapi një rubinet, gjë që shkaktoi rrjedhjen e ujit, pa u vënë re, në mobilie dhe mure dhe gjithashtu përmes dyshemeve në bodrum.

Dëmi ishte aq i madh sa disa punonjës u detyruan të punonin përkohësisht në një ndërtesë tjetër.