46 vjeçari bie nga pema ndërsa po vilte ullinj, transportohet me urgjencë me helikopter në Tiranë

Një 46-vjeçar, Blerim Lika, ka mbetur i plagosur rëndë në Ksamil pasi ka rënë nga një pemë gjatë vjeljes së ullinjve. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku u diagnostikua me fraktura të shumta si pasojë e rënies. Më pas, për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për trajtim më të specializuar, Lika u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë. Autoritetet po ndjekin rastin.