Si Vuçiç bllokoi ndërtimin e Korridorit të 8-të që kalon në Shqipëri. E mbështet edhe Maqedonia e Veriut

Mediat bullgare: Do eliminohet Korridori 8, do të ndërtohet linja Beograd-Shkup-Athinë.

SERBI- Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se qeveria e Aleksandër Vuçiç ka qenë e përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili duhet të lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik.

“Në Bashkimin Evropian kanë shtyrë për korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e shmangëm këtë skenar të zymtë për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiq që Beogradi të fillojë të investojë në linjën hekurudhore nga Korridori 10. Serbia duhet të luftojë që të jetë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore”, tha hapur Vesic.

Më tej në artikull thuhet se vendimi i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8. Krahu i djathtë i Mitkoskit, Aleksandar Nikoloski, madje u përpoq të ridrejtojë fondet evropiane të siguruara për këtë korridor transporti në Korridorin e 10.