Shpërthen karburanti, 4 të vd*kur në kryeqytetin e…

Një zjarr i rënë në një pikë karburanti në Çeçeni në Rusi, ka vrarë katër persona. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë, kanë thënë autoritetet.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe imazhet e shpërthimet, që duken vërtetë të llahtashme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Grozny. Ministria e Emergjencave të Rusisë ka lajmëruar se nga shpërthimi katër persona kanë ndërruar jetë. Po ashtu, në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë zjarri është shuar.

Shpërthimi me flakët në ajër ka tronditur edhe banorët përreth, ndërsa raportohet se karburanti është shkatërruar thuajse i tëri. Muajin e kaluar, një shpërthim në një karburant në rajonin fqinj të Dagestanit la 13 persona të vdekur. Edhe më 2023, në Dagestan një tjetër shpërthim shkaktoi vdekjen e 35 personave.