Këngëtarja shqiptare hap profil në platformën për të rritur “OnIyFans”, e promovon te ndjekësit (Foto)

Këngëtarja e njohur Baby G, ka bërë sot një njoftim për ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se ka hapur llogari në platformën për të rritur ‘’Only Fans’’.

Duket se Baby G, ka zgjedhur një mënyrë për të maksimalizuar të ardhurat, e saj, teksa njëkohësisht mban të “përditësuar” edhe ndjekësit potencialë të saj.

Platforma për të rritur “OnlyFans” përdoret gjithnjë e më tepër nga modelet dhe influenceret, duke i kërkuar para ndjekësve në këmbim të fotove apo videove “ekskluzive” për ta. Në rastin e Baby G, kjo do ju kushtojë plot 50 euro në muaj. Publikisht dihet se deri tani, edhe këngëtarja Enca Haxhia ka profilin e saj në Onlyfans.

“Nuk mund ta besoj vetë, po e dëgjuat këtu së pari, BabyG hap “Onlyfans” me zë të lartë dhe qartë, abonohuni tek unë dhe le të vazhdojmë të përditësohemi”, shkruan ajo.