Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, tre të tjerë në gjendje kritike

Sipas mediave italiane, viktima është një 32-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Alatri.

Të plagosur kanë mbetur tre personat që ndodheshin në mjetin tip Ford Focus. Ata u transportuan në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë personeli mjekësor dhe policia për të kryer kontrollet e nevojshme.