Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit, në via Morolense, në Supino të Italisë. Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Alatri, ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, të plagosurit ishin pasagjerë në një automjet tip Ford Focus, i cili doli nga rruga. Ata u transportuan me urgjencë në spitalin e Frosinones, ku po marrin trajtim intensiv për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet mjekësore dhe forcat e policisë për të ofruar ndihmën e parë dhe për të kryer hetimet mbi shkaqet e aksidentit. Autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.