Jetoi 93 ditë nën ujë, shkencëtari ‘rinohet’ dhe përjeton ndryshime të pabesueshme në trupin e tij

Një shkencëtar i cili jetoi për 93 ditë nën ujë thotë se ky faktor ka rritur jetëgjatësinë e tij me 20%.

Joseph Dituri, 55 vjeç, një oficer marine jetoi në një kabinë 9 metër katrorë të vendosur në dyshemenë e Oqeanit Atlantik për të zbuluar se si ndikon presioni i një mjedisi në trupin e njeriut.

Misioni gjithashtu u realizua për të thyer rekordin e mëparshëm të jetesës nën ujë i cili ishte 73 ditë.

Dituri tha për “Daily Mail” se mjekët kryen analiza për të parë ndryshimet e ndodhura në trupin e tij përgjatë muajve Mars-Qershor, përfshirë edhe matjen e telomerëve, zgjatimeve kromozomike që shkurtohen me rritjen e moshës.

Ai shprehet se telomerët e tij janë 20% më të gjatë dhe ka 10 herë më shumë qeliza staminale se sa në momentin kur hyri në kabinë në muajin Mars.

60-66% e gjumit të tij kalon në fazën e “REM” ose gjumit të thellë, ndërkohë që një i rritur normal e përjeton këtë vetëm 20-25% të kohës që fle. Treguesit inflamatorë të trupit të tij janë përgjysmuar ndërsa kolesteroli është ulur me 72 njësi.

Ndryshimet shëndetësore të shkencëtarit janë rezultat i presionit, një proces i ngjashëm me dhomat hiperbarike të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, metabolizmin dhe mikrostrukturën e trurit dhe përmirësimin e funksioneve konjitive, fizike, gjumit dhe të lëvizjes.