Si po e transformojnë aplikacionet dixhitale mënyrën e njohjes mes shqiptarëve?

A e dini se të lindurit në vitet ’90 kujtojnë me nostalgji se si shqiptarët njiheshin në fillimin e viteve 2000 përmes dy gazetave kryesore, Gazeta Intervista dhe Paloma? Me avancimin e revolucionit dixhital, këto gazeta janë mbyllur ose kanë kaluar në versione online. Por në vitin 2024, cilat janë platformat që shqiptarët përdorin për njohje dhe takime?

Sipas Google Play, aplikacioni më i përdorur dhe shkarkuar nga shqiptarët për takime është Azar, që ofron video chat dhe u mundëson përdoruesve të lidhën menjëherë me miliona të tjerë kudo në botë.

Një ish-gazetare e Gazetës Intervista kujton me nostalgji rubrikat ku djemtë kërkonin vajza dhe anasjelltas. Ata vendosnin të takoheshin në Sheshin Skënderbej, duke mbajtur shenja dalluese si rroba të kuqe ose vazo me lule për t’u identifikuar nga partnerët potencialë që takonin për herë të parë.

Sipas të dhënave të fundit demografike, në Shqipëri po konstatohet një krizë për krijimin e familjeve të reja. Numri i vajzave është më i lartë në raport me numrin e djemve, duke krijuar një disproporcion të dukshëm në demografinë e vendit.

Kështu, ndërsa inovacioni dixhital ofron mjete të reja lidhjeje, nostalgjia për metodat tradicionale të takimeve tregon një nostalgji kulturore dhe një nevojë për lidhje të vërteta në botën e sotme të globalizuar.