Shqiptari përgjërohet të hipë i dehur në avion, gjermanët e shoqërojnë të zbresë

Fluturimi Liepzig-Tiranë ka patur vonesa për shkak të një pasagjeri shqiptar i cili është shfaqur i dehur në derën e avionit. Ai i ka kërkuar stafit të hipë për të ardhur në Tiranë por nuk është lejuar. Më pas shqiptar është shoqëruar nga stafi i kompanisë jashtë avionit, për në aerportin e Liepzig.

Më pas ka ndërhyrë policia gjermane duke e zbritur nga krahët burrin jashtë avionit teksa ai refuzonte. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë shqiptarin të pijë para fluturimit dhe të tentojë të ngjitet në avion, duke qenë se është e paparanueshme.